U kthye nga Gjermania, këngëtari shqiptar i infektuar me koronavirus (FOTO LAJM)

Një këngëtar shqiptar është në mesin e të infektuarve me Koronavirus në Kosovë.

Mediat shkruajnë se tashmë është zyrtare që këngëtari Muhamet Sejdiu është një nga dy të infektuarit me Koronavirus që erdhën sot nga Gjermania.

Ai dhe bashkëshortja e tij janë diagnostifikuar me virusin që po përhapet me shpejtësi në Kosovë prej ditësh tashmë.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë këngëtari para pak çastesh në një prononcim për GazetaBlic.

I pyetur nëse është e vërtetë që është i prekur nga ky virus, këngëtari u përgjigj shkurt duke thënë: “Po, është e saktë”.

Dy rastet e fundit e rritin numrin e të infektuarve në Kosovë në 19, sipas njoftimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, i cili ka dhënë edhe detaje për të infektuarit.

“Nga data 08.02.2020 deri më 17.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 284 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej nëntëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot më 17.03.2020 janë konfirmuar edhe dy raste pozitive për virusin SARS-CoV-2: Rastet janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetri i gjinisë femër 49 vjeç”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.


Shtuar 18.03.2020 07:47