Me rritjen e rasteve me COVID-19 rikthehen masat e rrepta, Manastirliu zbulon detajet

Ministrija e Shëndetësisë tha sot në seancë plenare se në studio televizive duhet të respektohet distanca deri në dy metra për të ftuarit.

Duke prezantuar disa ndryshime në Aktin Normativ, Ogerta Manastirliu paralajmëroi masa ndëshkuese me gjobë në rast se nuk do të zbatohet.

“Janë dy momente që vijnë për ndryshimet në aktin normativ. E para për vendosjen e protokolleve të rrepta ku një prej nismave që vendoset sot me aktin normative është pikërisht vendosja e distancës së sigurisë në studio televizive, në fakt vjen në kuadër të të gjithë masave që kemi marrë në protokollet e sigurisë në të gjitha ato aktivitete që konsiderohen të rriskuara.

Dhe e dyta sa i përket përpjekjes sonë për të mbështetur ata të cilët në këtë pandemi janë më të rriskuar, janë ata qytetarë që kanë humbur në periudhë kohore të përcaktuar punën e tyre dhe ku punëmarrësit nga një neglizhencë apo edhe mos vullnet i tyre nuk kanë aplikuar për ndihmën financiare direkte”, tha ministrja.


Shtuar 18.06.2020 14:52