NDIQENI LIVE/ “Rama ik!”, Lulzim Basha mbledh qindra-mijëra njerëz në shesh

Qindra mijëra njerëz po mblidhen në sheshin “Nënë Tereza” për të nisur fushatën zgjedhore të Partisë Demokratike e cila ka nisur në orën 17:00.

Një turmë e madhe njerëzish pa distancë mes tyre por të pajisur me maska, po presin kryedemokratin Basha për të nisur fushatën e cila do të finalizohet në zgjedhjet e 25 Prillit.

Pamjet e shkëputura janë të momenteve të fundit, ndërkohë njerëzit vazhdojnë të mblidhen me ritme të shpejta.

Rikujtojmë se në Shqipëri ende nuk është hequr masa anti covid që ndalon grumbullimet më shumë se 10 persona, por si duket kjo nuk aplikohet nga partitë e mëdha politike PD dhe PS.  /albeu.com/