U arrestua për p*rdhunimin e 8 vjeçares, profesori i jep fund jetës në burg

Një profesor nga Tetova i dyshuar për përdhunim të një vajze 8-vjeçare, është vetëvrarë dje rreth orës 16:00 në burgun e Shutkës në Shkup, njoftojnë autoritetet e burgut.

Profesori 61 vjeç është vetëvrarë në qelinë ku ka qenë i vendosur, ku dhe u gjet pa shenja jeta ditën e sotme.

Ai ishte arrestuar në fund të shkurtit të këtij viti nën akuzë për tentim përdhunim të të miturës. Tentimin për përdhunim e ka denoncuar nëna e vajzës.


Shtuar 9.09.2020 17:39