Të gjitha lëvizjet më të fundit të merkatos në kohë reale

Sot numërohen orët e fundit të merkatos në futboll.

Skuadrat evropiane synojnë të bëjnë lëvizjet e tyre të fundit këtë merkato, për të vazhduar në mënyrë sa më solide sezonin e ri.

Me orët e fundit që po numërohen këtë merkato, numri i lëvizjeve që do të ndodhin sot pritet të jetë i madh.

23:38 – Atletico huazon mesfushorin e Arsenalit, Lucas Torreira deri në fund të këtij sezoni, me opsionin për ta blerë për 20 milionë euro.

23:36 – Ruben Loftus-Cheek huazohet nga Chelsea te Fulham për një sezon.

23:31 – Anësori Raphinha transferohet te Leeds nga ekipi i Rennes.

23:29 – Theo Walcott huazohet për një sezon te Southampton nga Evertoni.

23:18 – Dështon kalimi i Eric Garcia te Barcelona. Man City nuk e pranon ofertën prej 17 milionë eurove plus bonuse.

23:07 – Jean-Clair Todibo huazohet te Benfica për dy sezone. Skuadra portugeze do t’i paguajë 2 milionë euro Barcelonës plus 20 mln euro si obligim për ta blerë.

22:59 – Edinson Cavani kalon te Manchester United. Kontratë një-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

22:38 – Gerard Deulofeu huazohet te Udinese nga Watford për një sezon.

22:30 – Diego Laxalt nënshkruan me Celtic si huazim për një sezon nga AC Milan.

22:25 – Shtetet që do të kenë merkaton e hapur edhe pas ditës së sotme:

Holanda – 6 tetor
Portugalia – 6 tetor
Zvicra – 12 tetor
Brenda Anglisë – 16 tetor
Rusia – 17 tetor
Kroacia – 19 tetor
SHBA – 29 tetor

22:20 – Manchester United nënshkruan me 18-vjeçarin e Atalantas Amad Traore për 40 milionë euro, përfshirë edhe bonuset. Lojtari do të kalojë në Angli në muajin janar pasi i duhet një leje pune.

21:30 – Chris Smalling transferohet në mënyrë të përhershme te Roma.

20:25 – West Ham ka shkëputur kontratën me Jack Wilshere.

20:00 – MBYLLET MERKATO NË SERIE A!

19:42 – Nikolas Kalinic transferohet te Hellas Verona.

19:40 – Diego Perotti kalon te Fenerbahce.

19:30 – Alex Telles është lojtari më i ri i Manchester United. Mbrojtësi i majtë është blerë nga Porto.

18:52 – Dështon transferimi i Milot Rashicës te Bayer Leverkusen, shkaku i vonesave të dokumentave dhe përfundimit të kohës për transferime. Merkato në Gjermani u mbyll në orën 18:00.

18:50 – Qendërmbrojtësi holandez Karim Rekik transferohet te Sevilla.

18:31 – Matteo Guendouzi kalon te Hertha Berlin në formë huazimi.

18:30 – Tiemoue Bakayoko huazohet te Napoli për një sezon nga Chelsea.

18:03 – Kwadwo Asamoah shkëput kotratën me Interin.

18:00 – MBYLLET MERKATO NË BUNDESLIGË!

17:50 – Bouna Sarr te Bayern Munich, Michael Cuisance te Marseille.

17:47 – Federico Chiesa është lojtari më i ri i Juventusit. Ai do të huazohet për një sezon, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

17:40 – RB Leipzig arrin marrëveshje me Romën për huazimin e Justin Kluivert, me opsionin për ta blerë verën e ardhshme.

17:25 – Barcelona B shkëput kontratën me Labinot Kabashin.

16:51 – Mattia De Sciglio huazohet te Lyon nga Juventus.

16:47 – Joao Mario kalon te Sporting në Portugali në formë huazimi nga Inter.

16:44 – Lazio huazon për një sezon mbrojtësin e Southampton, Wesley Hoedt.

16:19 – Bayern Munich kompleton huazimin e Douglas Costa nga Juventus.

15:47 – Bayern Munich zyrtarizon transferimin e Maxim Choupo Moting. Lojtari ka kontratë deri në vitin 2021.

14:40 – Luca Zidane arrin marrëveshje me Rayo Vallecano.

14:37 – Sebastian Rudy largohet nga Schalke, shkon si huazim te Hoffenheim.

12:32 – Sevilla transferon Idrissi, nga AZ Alkmaar.

11:50 – Inter huazon Matteo Darmian.

11:10 – PSG huazon Danilo Pereiran e Portos.

11:04 – Ryan Sessegnon lë Tottenhamin, huazohet te Hoffenheim.

10:00 – Everton zyrtarizon transferimin e Ben Godfrey. Lojtari do të jetë me Everton deri në vitin 2025.

09:35 – Parma nënshkruan me Mihaila. Anësori 20 vjeçar vjen nga kampionati rumun.

00:24 – Paris Saint Germain zyrtarizon huazimin e Moise Kean nga Everton.


Shtuar 5.10.2020 21:57