Pas PS, edhe Lulzim Basha mbledh grupin parlamentar

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, edhe kryetari i PD, ka lajmëruar mbledhje.

Burimet nga selia blu bëjnë me dije se Lulzim Basha do të mbledhë Kryesinë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar bëhet sot në orën 12:30, në selinë blu.

Pas vendimit për të përjashtuar Sali Berishën, ditët e fundit ka pasur zhvillime të rëndësishme në Partinë Demokratike e cila është ndarë në dy kampe.

Lideri historik i PD-së ka nisur një tur takimesh me demokratët në të gjithë Shqipërinë ku kërkon që nëpërmjet referendumit të përcaktohet kryetari i ri i PD-së. /albeu.com/


Shtuar 20.09.2021 12:21