Rama e shpëtoi nga burgu? Basha i përgjigjet ashpër Berishës: Qesharak!

“Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij…”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave dhe akuzave të Sali Berishës. Sipas Bashës, njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij.

Basha shkruan në twitter, se qëndrimet e Berishës nga dita kur u përjashtua nga grupi parlamentar i PD, tregojnë se ai nuk njeh kufi dhe gjithçka e bën për interesat e tij personale.

“Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale. PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës”, shkruan Basha.

 


Shtuar 26.11.2021 19:24