EMRI/ 29-vjeçarja e përplasi me mjet te “Kodra e Diellit”, ndërron jetë në spital 60-vjeçari

Ditën e djeshme ndodhi një aksident tek Kodra e Diellit ku mbetën lënduar rëndë tre persona.

Mësohet se një prej personave që u përplas me mjet nga 29-vjeçarja Eltina Garo, ka ndërruar jetë.

Burimet tregojnë se familjarët kanë konfirmuar vdekjen e Begzan Hysenit, 60 vjeçarit i cili ishte deri më sot në spital, pasi kishte marrë plagë të rënda nga përplasja.

E reja përplasi me mjet ditën e djeshme në zonën e ‘Kodrës së Diellit’, Begzan Hysën, 60 vjeç, Valetina Hysa 57 vjeçe dhe Alkuna Telhaj 27 vjeçe.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave./albeu.com