Tjetër largim nga Juventusi, mesfushori francez transferohet në MLS

Juventus po fillojnë projektin e tyre për rinovimin e skuadrës dhe i pari që largohet është mesfushori Blaise Matuidi.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se Matuidi ka arritur marrëveshje me ekipin e MLS, Inter Miami – aty ku është pronar David Beckham.

Transferi pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.

Mesfushori francez luajti 35 herë këtë edicion në Serie A dhe marrëveshja e tij në ‘Allianz Stadium’ skadon në qershor 2021.


Shtuar 10.08.2020 14:06