Të adhurueshëm! Alfio i kërkoi Fatmës “live” një fëmijë të dytë dhe ajo nuk ia përtoi aspak

Pas një mungese të gjatë, Alfio Rrotani u rikthye sërish në ekran ditën e sotme. Shefi i kuzhinës nisi një rrugëtim të ri në televizionin “Klan” me emisionin “Aventuart e Alfios”. Këtë herë Alfio del jashtë studios tipike të telveizionit dhe gatuan në vende të veçanta si ujëvarat, liqenet etj, duke promovuar jo vetëm thesaret e fshehura, por edhe kuzhinën tradicionale shqiptare.

Episodi i parë i këtij emisioni nisi mbarë, pasi Alfio kishte si të ftuar gjysmën e tij më të mirë, partneren Fatma Methasani. Gjatë programit çifti gatuan bashkë një shishqebap në prush dhe Fatma ju përgjigj disa pyetjeve shumë të lezetshme të Alfios.

Ajo zbuloi se së shpejti do të vijë me një rol drejtues në televizion, por nuk dha shumë detaje. Ajo tha se në shtator do të bëjë një rebrandim të televizionit dhe nga vjeshta do të transmetohen emisione të reja e shumë gjëra të bukura.

Por gjatë intervistës nuk kishte si të mungonin dhe pyetjet nga jeta private e moderatores. Me lezet Alfio i kërkoi Fatmes të bëjnë një tjetër fëmijë, duke e pyetur:

“Po plane të tjera ke? Për shembull, ndonjë vajzë?”.

“Jo, s’e kam në plan”, u përgjigj Fatma e prerë, por pas pyetjes tjetër të Alfios “Çne kështu? A është dakord bashkëshorti me ty?”, ajo u përgjigj me shaka: “Po, është shumë dakord, thotë që nuk do të bëjmë më fëmijë.”

Por më pas Fatma tha se kjo nuk është e vërtetë, sepse Alfio po kërkon një fëmijë të dytë.

“Jo, bashkëshorti nuk është dakord, e do edhe një fëmijë tjetër, por do të duhet ta mendojmë mirë e mirë”, tha Fatma më pas.

Më pas Alfio i bëri Fatmës dhe pyetjen që ja bëjnë shumë persona të tjerë që e ndjekin.

“A të gatuan Alfio në shtëpi”, ishte pyetja.

Dhe Fatma ju përgjigj njëherë e mirë të gjithëve, duke i dhënë fund dilemës.

“Jo, Alfio nuk gatuan në shtëpi”, tha ajo.

 

 


Shtuar 3.07.2021 20:58