Një punonjës i sektorit të ndriçimit në Shkodër ka humbur jetën aksidentalisht pasi ka rënë në konktakt me rrymën elektrike.
Ai humbi jetën teksa ka qenë duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës, në lagjen “10 Korriku”, në Shkodër.
Njoftimi i policisë
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:05, shtetasi Sh. D., 54 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, punonjës i Sektorit të Ndriçimit në Bashkinë Shkodër, gjatë kohës që ka qenë duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës, në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
/albeu.com/