BE pezulloi fondet për bujqësinë, Krifca: Është masë e përkohshme, nuk përmendet fjala “korrupsion”

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, gjatë fjalës së saj në Kuvend theksoi se pezullimi i fondeve nga ana e BE-së, është një masë preventive e përkohshme, nuk janë ndërprerë.

Ajo hodhi poshtë akuzat e AZHBR ka vjedhur fondt e BE-së, duke theksuar se të gjitha paratë janë në terren, janë vënë në funksion të ekonomisë bujqësore.

Sipas saj në asnjë rresht të raportit nuk flitet për korrupsion.

Lajmi i vetëm ka qenë njoftimi për pezullimin e pagesës së radhës si masë preventive e përkohshme, e cila e ka marrë me qëllimin sqarimin e rrethanave, për parandalimin e mashtrimit me faktorë të brendshëm apo jashtëm, dhe në atë letër nuk përmendet fjala korrupsion.

Në këtë pikëpamje s’mund të komentoj dhe parashikoj asnjë nga këto rrethanave por siguroj se sistemi i menaxhimit të fondeve, janë pikërisht ato që janë të akredituara nga BE.

Ky hetim i nisur prej 3 vitesh nuk ka prodhuar sot ende një raport të gjetjeve, ndërkohë që deklarata e BE ka qenë e lidhur me denoncimet që janë bërë. Ne jemi krenarë për punën që kemi bërë, jeni të ftuar të shikoni të gjitha projektet e AZHBR. Do të kuptoni sa transparencë ka aty ”, tha ajo.


Shtuar 20.07.2023 16:11