Alarm në Greqi, zbulohet murtaja afrikane te derrat

Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit në Greqi ka marrë masa urgjente për parandalimin e përhapjes së murtajës afrikane të derrave, pas zbulimit të një rasti me murtajë në Serres.

Pas analizave përkatëse laboratorike të kryera në Drejtorinë e Qendrës Veterinare të Athinës  u konfirmua prania e virusit në një derr të egër femër të ngordhur në Njësia Bashkiake Petritsio e Bashkisë Sintiki Serres.

Grupi Kombëtar i Ekspertëve për Murtajën Afrikane të Derrit u krijua në tetor 2022 me vendim të Zëvendës Ministrit të Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Simos Kedikoglou, në kuadër të veprimeve parandaluese për përballimin e incidenteve të ngjashme.

Virusi i murtajës afrikane i derrave nuk është i transmetueshëm te njerëzit.

/albeu.com/


Shtuar 20.01.2023 22:43