Kapet shqiptari në Itali, policia i sekuestron mbi 16 kg lëndë narkotike dhe 53 mijë euro cash

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Siç raportojnë mediet italiane në banesën e shqiptarit janë gjetur dhe sekuestruar rreth 53 mijë euro, një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike, përkatësisht 2.2 kilogramë heroinë, më shumë se 2 kilogramë kokainë, 5.8 kilogramë hashash dhe 6.7 kilogramë marijuanë.

Gjithashtu janë sekuestruar 2 makina, një furgon dhe telefona inteligjentë e karta SIM përkatëse të përdorura për tregtimin e drogës./albeu.com/


Shtuar 15.03.2023 17:41