DETAJET/ Plumba lokalit të Noizyt në Durrës, kush është i plagosuri (VIDEO)

Të shtënat me armë që u raportuan në Durrës pak më parë, kanë ndodhur te lokali i Noizyt, në zonën e Currilave.

Sipas burimeve, mësohet se i plagosur ka mbetur 31-vjeçari Ardit Kërtusha ish-kandidati për kreun e PS në Durrës.

Gjithashtu mësohet se ai u plagos në këmbë pas një konflikti çasti.

Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. Kërtusha ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende si ka nisur sherri dhe se kush është autori i të shtënave me armë.

Ndërkohë vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/