Qytetarja fotografoi votën në Rrogozhinë, Bylykbashi: Vepër penale (VIDEO)

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi në një reagim për mediat, komentoi rastin e qytetares e cila u kap duke fotografuar votën në një prej qendrave të votimit në Rrogozhinë.

Bylykbashi tha se ky rast nuk është problematik por vepër penale, dhe se opozita ka denoncuar vazhdimisht dhe më 14 maj këto çështje.

“Ne e kemi denoncuar vazhdimisht, sigurisht komisioni e ka kapur. Ky është vepër penale jo problematikë”, tha ai për mediat.

Nga ana tjetër, Shkëlqim Hoxha i Bashkë Fitojmë, teksa foli për mediat tha se në qendrat e votimit ka grupe që po intimidojnë dhe kërcënojnë njerëzit.Sakaq shtoi se garën nuk e ka me Memollën por me kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.


Shtuar 23.07.2023 11:04