Zelensky viziton Kherson-in e sapoçliruar, pritet me lot dhe këngë (FOTO LAJM)

Volodymyr Zelensky është pritur me lot dhe përqafime ndërsa vizitoi sot Kherson-in e sapoçliruar.

Zelensky, i cili ka qëndruar në Ukrainë gjatë gjithë luftës, iu drejtua trupave dhe banorëve lokalë në sheshin qendror të Khersonit dhe u zotua: “Ne po ecim përpara. Ne jemi gati për paqe, paqe për vendin tonë.’

Vizita e tij në Kherson vjen disa ditë pasi forcat ruse u detyruan të tërhiqen nga qyteti jugor pas muajsh pushtimi.

Zelensky falënderoi NATO-n dhe aleatët e tjerë për mbështetjen e tyre në luftën kundër Rusisë dhe tha se dorëzimi i sistemeve raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS) nga Shtetet e Bashkuara kishte bërë një ndryshim të madh për Kievin.