Shifra shqetësuese! Kaq përqind e adoleshentëve në Shqipëri janë duhanpirës

Duhanpirja tek adoleshentët në Shqipëri mbetet një problem shqetësues.

Ekspertët thonë se në përgjithësi, politikat e institucioneve tona shtetërore por edhe ato të OBSh për reduktimin e pirjes së duhanit kanë dështuar.

Afro 11 përqind e tyre në vendin tonë e konsumojnë këtë produkt.

Një shifër kjo që është e njëjtë me vendet e Ballkanit por më e ulët se vendet e Europës.

Ekspertët shprehen se tregtimi i duhanit në mënyrë të paligjshme dhe me çmim shumë të ulët, favorizon blerjen e këtij produkti nga shtresa me ekonomi të ulët por edhe nga fëmijët.


Shtuar 3.06.2020 14:59