Krim brenda familjes në Klos, 47-vjeçari vritet nga vajza dhe bashkëshortja

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit. Dyshohet se Ylber Elezi, 47 vjeç është goditur nga familjarët e tij pas një sherri në familje. Nuk ka ende shumë të dhëna për rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se Ylber Elezi është goditur në kokë.

Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit është dashur të thyejë derën e banesës për tu futur brenda. Ndërkohë që kanë konstatuar se bashkëshortja dhe vajza të ishin brenda, dhe kanë thënë se Ylberi ishte në gjumë.

Policia e Matit ka shoqëruar bashkëshorten dhe vajzën për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Klos/Informacion

Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. E., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. E., ka shafqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë.

Shërbimet e policisë  kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. E., 47 vjeç.

Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. E., dhe vajza e tyre A. E., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dhe dokumentimin me prova ligjore të saj./albeu.com


Shtuar 26.07.2021 08:41