Zvicra ngrin rreth 8 miliardë dollarë asete ruse

Zvicra ka ngrirë 7.9 miliardë dollarë të aseteve ruse, në përgjigje të pushtimit të vendit në Ukrainë. Zvicra është një destinacion i favorizuar për manjatët rusë, dhe ka sekuestruar 15 prona të rusëve.

Bankave të vendit u është ndaluar të pranojnë depozita nga shtetas rusë ose njerëz ose subjekte me bazë në Rusi, prej më shumë se 100,000 frangash zvicerane.

Zvicra ka mbështetur BE-në, në lidhje me sanksionet pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt.


Shtuar 1.12.2022 18:13