Fëmijët “pronë” e prindërve? Debati, Arbana: Azilet skandaloze; Harxhi: Duhet ekulibër

Prindërimi, raporti me fëmijët, deri ku është limiti i detyrimeve për secilën palë, ishte kjo tema e diskutimit sot në ‘Abc e Pasdite’s me Ermal Peçi. Të ftuara ishin Sevim Arbana, Marsela Lekli, Elona Bakiu dhe Egla Harxhi, të cilët ndanë qëndrimin e tyre në lidhje me temën.  Po kujt i bie përgjegjësia për mbajtjen e prindërve?! Sevimi theksoi se tanimë çdo gjë ka ndryshuar sepse nuk ka më familje të mëdha, dhe po fillon të ndryshojë duke mos e vendosur djalin përgjegjës së mbajtjes së tyre. Nga ana tjetër,  Marsela dhe Egla pohuan se fakti që bëhesh prind është kënaqësi e nënave apo e  prindërve.

“Unë personalisht, para 20 vjetesh kam parë një shtëpi të moshuarish në Zvicër, dhe ëndrra ime ishte dhe vazhdon të jetë, që të ndërtoja një azil pleqsh ashtu siç e mendoj unë, të menaxhuar nga të moshuarit; do isha dhe vetë atje, sepse nuk dua  të anagazhoj fëmijët e mi që mund të jenë në një cep të rruzullit”, tha Sevimi.

Ajo shtoi po ashtu se azilet në Shqipëri janë të frikshme dhe se në to mungon  dashuria.  Sipas saj kur e le të lirë fëmijën ka dy rrisqe bëhet i zoti i vetes, por fashiten ndjenjat.

Ndërkohë Egla Harxhi një vajzë e rritur me lirinë për të qenë e shkëputur nga familja nënvizoi se i pëlqen pa fund fakti që fëmijët të rriten me gjyshërit dhe në familje kompakte.

“Jam e idesë që familjet kompakte që punojnë bashkë, për vazhdimesinë e familjes, jam me të vjetrën për ekuilibrin mes të dyjave. Europa i ka njohur shtëpitë e mëdhaja, idealja është që fëmija të ketë mundësi të rritet me gjyshërit. Atë që kam mësuar nga gjyshërit është e paçmuar me mua”, tha Egla.

Psikologia Marsela Lekli tha ndër të tjera se një fëmijë në shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera nuk i sjell aspak dobi të qenurit më vete në moshen 18 vjeç sepse nuk ka asnjë kusht në favor të ti.

“Në vendin tonë, ku do shkojë, ku do punojë, në moshën 18 vjeçare ti nuk je i arsimuar, i shkolluar, jam shumë dakord që në shumë vende të tjera që i nxjerrin jashtë, por kanë mbështjetjn e shtetit e të  institucioneve”, pohoi Marsela.

Më tej shtoi se do ta ndihmonte që një fëmijë 18 vjeç të ketë mundësi të jetojë më vetë nëse ka suport nga shteti apo një student të punojë me orë të reduktuara, e cila madje do të ishte një lehtësim dhe për prindërit.

Elona pohoi se gjithçka varet nga kushtet ku gjendesh por që e sheh interesante nëse do të diskutohej për bashkëjetesën e prindërve me çiftin e ri. Sipas saj, në rastin e bashkëjetesës me vjehrrën djali duhet ta bbisedojë me partneren për ta vendosur të dy se cila është më e mira.


Shtuar 24.05.2022 18:14