Vendet me nivelet më të larta të zgjuarsisë në botë, kush kryeson listën për vitin 2022

Faqja e internetit World Population Review ka shpallur vendet më të zgjuara në botë. Në listën e shpallur online, Shqipëria renditet në vendin e 109.

Japonia është në vendin e parë me IQ mesatare të popullsisë së saj që arrin në 106.49, e ndjekur nga Tajvani (106.57), Singapori (105.89), Hong Kongu (105.37) dhe Kina (104.10). Shtetet evropiane që kanë arritur të përfshihen në top dhjetëshen janë Bjellorusia (101.60), Finlanda (101.20), Lihtenshtajni (101.07), por edhe Holanda, si dhe Gjermania me një IQ mesatare 100.74.

Me një mesatare 81.75, Shqipëria renditet e 109-ta në botë. Greqia fqinje është e 55-ta me një mesatare prej 90.77, ndërsa shteti me IQ më të ulët në tabelë është Nepali me 42.99.

Për disa dekada, Koeficienti i Inteligjencës (IQ) është përdorur për të matur përafërsisht inteligjencën e një individi ose një grupi individësh në raport me pjesën tjetër të popullsisë. IQ-ja e çdo personi vlerësohet me metoda të ndryshme, të cilat zakonisht përfshijnë teste me pyetje ose procedura me objekte të specifikuara.


Shtuar 20.09.2022 14:18