Vrau të atin në Mallakastër, mbërrin në gjykatë Mariglen Muhametaj (VIDEO)

Sapo është shoqëruar në ambientet e gjykatës së rrethit gjyqësor, autori i ngjarjes së Greshices për vlerësimin e masës së sigurisë.

I pa shoqëruar nga asnjë familjar, Mariglen Muhametaj ka hyrë i qetë në ambientet e gjykatës në orën 8.20 minuta.

Prokuror i çështjes mësohet të jetë Andi Pogaçe dhe gjyqtar Sonila Hoxha.

Avokat i Mariglen Muhametaj do të jetë një avokat kryesisht, përcaktuar nga gjykata./albeu.com