Nipi iu vra në protestën e 21 Janarit, xhaxhai Aleks Nikës: Kasetën ja kemi dhënë ne gazetarit. S’e dorëzoj në Prokurori, por vetëm në SPAK!

Ka folur për mediet, Mark Nika, xhaxhai Aleks Nikës, një prej katër protestuesit që u vranë në protestën e përgjakshme të 21 janarit.

Xhaxhai i të ndjerit për Report Tv se sot u takua me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, të cilit i ka kërkuar që çështjen ta marrë Prokuroria e Posaçme.

Mark Nika pohoi gjithashtu se ai është personi që i ka dorëzuar Artan Hoxhës audio e përgjimit, ku dëgjihen urdhrat e Gradës së Republikës në ditën fatake të 21 janarit.

Ai tha se që prej muajit korrik 2022 ka në dorë audio-përgjimin, në të cilin ai thotë se është komunikimi mes gardistëve në momentin që ata hapën zjarr drejt protestuesve më 21 janar. Mark Nika thotë se e ka audio-përgjim, por sot nuk ia ka dorëzuar atë kreut të SPAK. Ai këmbëngul se nuk do ta dorëzojë audio-përgjimin nëse kjo çështje nuk i kalon SPAK, pasi nuk ka besim tek Prokuroria e Tiranës.

Ndërkohë, Mark Nika bën me dije se është ai që ia ka dhënë audio-përgjimin gazetarit Artan Hoxha.

“E kemi që në korrik. Audion e plotë e kemi ne. S’kanë punë gazetarët dhe do ja dorëzojmë vetëm SPAK, se Tirana do na e deformojë. Nuk është kompetencë e SPAK pa tërheqë çështjen. Janë çështje të brendshme derisa të respektohen procedurat. Nuk ka qenë takimi për të dorëzuar audio-përgjimin. Kemi shkuar që SPAK të ndërhyjë, që çështjen ta tërheqin ata. Kemi kërkuar të pyeten ata që kanë dijeni për krimin.
Kasetën ja kemi dhënë ne gazetarit. Të merret vetëm nga SPAK-u. E kemi pasur që në fund të muajit korrik të 2022. Kujt tja japim ne atë! S’kemi besim te askush. Është e paminupuluar ka përputhej zëri me veprimet objektive që janë kthyer në terren. Urdhri dhe qëllimi me automatik. Këto kërkojnë që çështjen ta mbyllin”, tha Mark Nika.

Në audio dëgjohen urdhrat e dhëna nga Garda e Republikës së Shqipërisë. Ndërsa dje, 23 janar, Porokuroria e Tiranës njoftoi se do të nisë hetimet për provat e teja të nxjerra nga Artan Hoxha.

Pak ditë më parë u bënë 12 vite nga protesta e përgjakshme e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë.

Nisi si një marshim paqësor, por përfundoi me 4 të vrarë. Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës në atë kohë, në 21 janar 2011.

Edhe pse kanë kaluar 12 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre.

Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri protestoi para kryeministrisë.
Protesta degjeneroi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda kryeministrisë u hap zjarr duke sjelle dhe bilancin tragjik.

/albeu.com/ 


Shtuar 24.01.2023 14:57