Ali Ahmeti i dërgon letër Erdoganit për sulmin terrorist në Ankara
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot me rastin e sulmit terroristAnkara, ka shprehur ngushëllime deri te presidenti dhe kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Ahmet Davutogllu.

Ahmeti ka shprehur ngushëllimet të sinqerta te populli turk dhe familjarët e viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e sulmit terroristAnkara, ndërsa të plagosurve u ka uruar shërim sa më të shpejt dhe kthim pranë familjeve të tyre.

“Jemi pranë jush dhe pranë botës demokratike në përpjekjet e vështira për ta mposhtur terrorizimin dhe shprehim solidaritetin tonë me popullin turk duke ndarë dhimbjen me ju në këto momente të vështira për vendin tuaj.

Turqia dhe bota po ballafaqohet me këtë sfidë serioze të sigurisë botërore dhe këtë të keqe mund ta mposhtim vetëm të bashkuar në mbrojtje të njerëzimit dhe mënyrës sonë të jetesës”, shkruan Ahmeti.
Shtuar më 14/03/2016, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori