E torturuan sa i morën jetën, zbulohet kush është Jan Prenga (FOTO LAJM)

Ky që po shihni në foto është Jan Prenga, 49-vjeçarit që mbeti i vrarë pas rrëmbimit të ndodhur në Kamzë 10 ditë më parë.

Jak Prenga ishte babai i 5 fëmijëve dhe sipas policisë u mor peng pas një konflikti droge mes një prej vëllezërve të tij dhe vëllezërve Hajri për t’u mbajtur peng në resortin luksoz Golden në Shijak.

Policia thekson se 49-vjeçari ka humbur jetën, për shkak të humbjes së gjakut, teksa ka qenë duke u çuar në një resort nga autorët, pasi e kanë dhunuar.

Ditën e sotme, me konfirmimin e policisë familjarët kanë vendosur të hapin dyert e mortit edhe pse nuk dihet ende se ku është trupi i 49 vjeçarit.


Shtuar 28.01.2020 12:25