U nisën për turizëm, çifti britanik “ngec” në Kosovë si pasojë e koronavirusit (FOTO LAJM)

Kjo është historia interesante të një çifti britanik, të cilët u nisën për një turne të gjatë dhe tani kanë ngelur në Kosovë, për shkak të coronavirusit.

Skocezi Mike Elm dhe partnerja e tij Rosie Watson, të cilët po udhëtojnë nga Evropa në Azi, për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimin e klimës, janë bllokuar në Kosovë për më shumë se një muaj për shkak të mbylljes së kufijve, shkaktuar nga pandemia e coronavirusit.

Elm dhe Watson lejohen të dalin për 90 minuta çdo ditë për të marrë sende thelbësore në qytetin perëndimor të Prizrenit dhe madje intervista e tyre me Reuters duhej të aprovohej nga autoritetet e Kosovës.

“Jam jashtëzakonisht me fat në vendin ku përfundova, është një qytet i bukur,” i tha Elm Reuters-it.

Ai tha se po ashtu ndihet mirë që është bashkë me bashkëshorten dhe kështu kanë si të kalojnë edhe kohën së bashku.

Elm, një 32-vjeçar nga Edinburghu, kishte planifikuar të pedalonte biçikletën e tij 10 000 kilometra nga Austria në Mongoli në dy vjet, por ka bërë vetëm 3000 kilometra deri në Kosovë.

Çifti nisën udhëtimin e tyre vitin e kaluar nga shtëpitë e tyre në Anglinë veriore. Ata thonë se kanë parë gjëra të bukura në Europën Lindore.


Shtuar 22.04.2020 07:08