Makina merr flakë në tunelin e rrugës Elbasan-Tiranë

Një makinë është përfshirë nga flakët në brendësi të tunelit që lidh Elbasanin me Tirranën ndërsa forcat e zjarrëfikëses dhe të rendit kanë shkuar në vendngjarje.

Mësohet se makina është përfshirë nga flakët teksa ishte në ecje, por që fatmirësisht burime bëjnë me dije se nuk ka persona të plagosur por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë në autostradë është krijuar trafik në njërin aks sidomos brenda tunelit për shkak të blllokimit të rrugës ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 16.01.2020 19:43