Sot Konferenca e Parë Ndërqeveritare me BE, çfarë pritet të ndodhë

Një delegacion shqiptar është nisur dje drejt Brukselit, ndërsa sot do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Delegacioni përbëhet nga 25 zyrtarë, pjesë e grupit negociator me Unionin, kryesuar nga kryeministri dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të cilët do të ulen përballë përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të unionit në prani të përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme Josef Borrell, komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe ministrit të Jashtëm çek, vend që ka Presidencën e radhës së BE.

Përfaqësuesit e të dy palëve do të paraqesin kornizën negociuese e cila duhet të miratohet. Për Shqipërinë kjo do të jetë dhe çelja zyrtare e negociatave.

E martë, 19 korrik

08.30 – Takim mes z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian (Vendi: Selia e Komisionit Europian, Le Berlaymont, Rue de la Loi 200, 1049 Bruxelles).

Pjesëmarrës nga delegacioni shqiptar:

Edi Rama, Kryeministër

Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE

09.00 – Deklaratë e përbashkët shtypi e Kryeministrit Rama, Kryeministrit Kovaçevski dhe Presidentes Von der Leyen

11.00 – Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare (Vendi: Europa Building, Rue de la Loi 155, 1040 Bruxelles)

Tryeza e parë

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE

Znj. Suela Janina, Ambasadore e RSH në BE

Besfort Lamallari, Zv/Ministër i Brendshëm

Znj. Adela Xhemali, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë

Znj. Adea Pirdeni, Zv/Ministër i Drejtësisë

Znj. Reida Kashta, Drejtore e Agjencisë së Prokurimit Publik

Znj. Elsa Dhuli, Drejtore e INSTAT

Tryeza e Dytë

Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim

Znj. Romina Kuko, Zv/Ministër i Brendshëm

Julian Hodaj, Zv/Ministër i Brendshëm

Besart Kadia, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë

Znj. Vasilika Vjero, Zv/Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Ilir Bejtja, Zv/Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Roland Kristo, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Znj. Ermira Gjeci, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Znj. Ornela Çuçi, Zv/Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Znj. Elira Kokona, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave

Znj. Odeta Barbullushi, Këshilltare e Kryeministrit për çështjet e BE

Znj. Albana Koçiu, Drejtore e Departamentit të Administratës Publike

Znj. Albana Agastra, Këshilltare e MEPJ

Znj. Natasha Ahmetaj, Zv/Guvernatore e Bankës së Shqipërisë

Ami Kozeli, Drejtor i kabinetit të Kryenegociatorit me BE

Znj. Admira Jorgji, Drejtore e Drejtorisë së BE në MEPJ

12.30 – Konferencë e përbashkët shtypi e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së

Çekisë dhe z. Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian për Zgjerimin

15.00 – Takim screening i z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE

18.00 – Pritje e përbashkët me palën Maqedonase me rastin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.