“Tirana po zien”, Berisha pas arrestimit të McGonigal: Rama është zhdukur prej 48 orëve, nuk kemi asnjë lajm

“Tirana po zien.”

Kështu e nisi fjalën e tij kryetari i Partisë Demokratike, Slai Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët. Berisha e cilësoi kryeministrin Edi Rama si “më të korruptuarin e planetit” dhe tha se është zhdukur prej 48 orëve.

Berisha: Ka fluturuar me Ismailin apo jo, nuk kemi asnjë lajm. Është nisur te padrinoja i tij George Soros apo gjetiu për të kërkuar ndihmë nuk kemi asnjë lajm. Ajo që ka revoltuar në shkallë ekstreme shqiptarët është fakti se Edi Rama ka arritur me fuqinë e tij korruptive të shndërrojë në mburrojë korrupsionin ndërkombëtar, në mburrojë të korrupsionit të tij dhe pushtetit të tij të korruptuar.  Edi Rama rekruton me korrupsion McGonigal për t’i futur thikën opozitës.

Berisha i bëri thirrje Kongresit të SHBA dhe FBI-së që të hetojnë të gjitha veprimtaritë e McGonigal dhe paraardhësit të tij kundër demokracisë në Shqipëri./Albeu.com/


Shtuar 27.01.2023 12:54