A do të largohet Messi nga Barcelona? Përgjigjet Rivaldo

Rivaldo ka analizuar zhvillimet e fundit te skuadra e Barcelonës.

Ish sulmuesi i Barcelonës, Rivaldo ka analizuar gjendjen te skuadra katalane pas humbjes së thellë 8-2 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, shkarkimin e trajnerit Quique Setien dhe ardhjen e mundshme të Ronald Koeman në vend të tij.

Ish reprezentuesi brazilian po ashtu është deklaruar për Leo Messin pas spekulimeve në lidhje me largimin e argjentinasit nga Barcelona, shkruan “Sport”.

“Është normale që pas një ndeshje si ajo ndaj Bayern Munichut vijnë shumë gjëra në mendjen e futbollistëve e kjo mund të vlejë edhe për Messin”, deklaroi Rivaldo.

“Por, nuk do të merrja një vendim të ngutshëm përkundër të githa spekulimeve që kryesisht kanë për qëllim të destabilizojnë ekipin dhe asgjë më shumë”, shtoi ai.

“Messi nuk ka vendosur për largim nga Barcelona, është mendim i imi”, insistoi braziliani.


Shtuar 18.08.2020 13:34