Berisha sfidon senatorin amerikan Blinken: Do të ngre padi! (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur ditën e djeshme “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar një zhurmë shumë të madhe në politikën shqiptare.

Ditën e sotme ashtu siç paralajmëroi, ai ka dalë në një deklaratë për mediat ku do të sqarojë gjithçka lidhur me vendimin që DASH mori për të.

Ai është shprehur se që nga dita e parë që ka punuar në këtë vend, nuk është përfshirë në asnjë aferë korruptive.

Ish-kryeministri ka pohuar se ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, do të ngrejë një padi nëpërmjet avokatit të tij në Francë.

“Jam këtu për t’iu informuar për një vendim të pazakontë por të rëndësishme. Për arsye të panjohura për mua Sekretari Amerikan i Shtetit ka publikuar dje në mënyrën më të papritur dhe shpifëse të pavërteta për personalitetin tim. Ju garantoj se që kur kam prekur rrogën e parë në borderotë e shtetit dhe deri ditën e djeshme nuk ka njeri në botë që thotë se unë jam i përfshirë në një aferë korruptive. Kam kontaktuar avokatin tim në një vend neutral si Franca që të ngrejë një padi për shpifje për sekretarin Blinken.”-u shpreh ai.


Shtuar 20.05.2021 18:05