Vdes tragjikisht në aksident modelja 26-vjeçare

Ka vdekur tragjikisht në një aksident automobilistik në Orlando, Florida, SHBA, Riana Viera, Miss Venezuela. Modelja ndërroi jetë në moshën 26-vjeçare.

Riana do të merrte pjesë në konkursin e Miss Amerika Latine 2023 dhe Miss Bota 2023, por humbi jetën në një aksident me makinë në liqenin Nona, Florida.

Vetë nëna e Arianës konfirmoi se vajza e saj ishte duke duke drejtuar mjetin shumë e lodhur pas një sërë angazhimesh pune.

“Atë e zuri gjumi, ishte shumë e lodhur”, tha Ochoa për Telemundo. “E kanë ringjallur, por ajo pësoi atak në zemër. Kur do ta çonin në terapi intensive, ajo vdiq aty. Ariana ka qenë gjithmonë mbështetja ime, shoqja ime”, tha nëna e saj.

Miss Venezuela po planifikonte një udhëtim në Punta Cana, Republika Domenikane, për të marrë pjesë në konkursin e njohur të bukurisë Miss America Latine 2023, dhe më vonë ajo po planifikonte të bënte debutimin e saj në një shfaqje mode në Nju Jork.