Përplasen dy mjete në Shkodër-Koplik, tre të lënduar

Një akisdent ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin Shkodër-Koplik. Dy mjete janë përplasur me njëra tjerën, ku ai tip “Golf” ka përfunduar në murin rrethues të një shtëpie.

Burime bëjnë me dije se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje.

Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në afërsi të një karburanti, mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin G. D. (oficer Policie) është përplasur me mjetin tip Volkswagen , me drejtues shtetasin K. Gj. 20 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K.Gj, dhe janë lënduar lehtë dy pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip Volkswagen, shtetasit Xh. V. dhe S. G, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Veprimet e para hetimore në vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, po kryhen nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Grupi Hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore./albeu.com