Me portën e boshatisur Modric gabon, fansat nuk u besojnë syve (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme Reali fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Cadiz.

Ajo që ra shumë në sy ishte momenti ku Modric i vetëm përballë portës nuk arriti të shënonte. Kroati pas këtij gabimi u lëshua në tokë i dëshpëruar nga mërzitja, por një lojtar nga Cadiz afrohet dhe e mbështet legjendën kroate duke e ndihmuar të ngrihet.

Ky moment ishte i pabesueshëm për të gjithëm, sepse Modric është një lojtar që nuk gabon në këto raste. Madje, në konferencë për shtyp, Ancelotti bëri shaka për rastin e humbur duke thënë: “Rasti i humbur nga Modric? I thashë se është me fat që më herët u shpall lista e kombëtares kroate për në Kupën e Botës”, tha Ancelotti duke qeshur./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.11.2022 11:32