Kthjellime dhe rritje temperaturash, moti për ditën e premte

Vijon ndikimi i motit të qëndrueshëm, i cili do të sjellë gjatë paradites dominim të kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta. Por në zonat malore pritet të ketë kalime të pakta vranësirash.

Ndërsa në orët e pasdites dhe në vijim vranësirat e lehta do të shfaqen në të gjithë territorin, ku më të theksuara do të jenë në zonat verilindore dhe në ato juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur nga -2 gradë celsius deri në 16 gradë celsius./albeu.com

 

 


Shtuar 24.02.2022 22:55