Zbulohet “supermarketi” i drogës në garazhin e shtëpisë, arrestohet shqiptari në Itali

Policia e Firenzes ka zbuluar një “supermarket” droge në garazhin e një apartamenti. Gjatë kontrollit policia gjeti 20 kg kokainë, mbi 110 kg marihuanë dhe hashash, rreth 3.5 kg MDMA dhe amfetaminë, 6050 tableta ekstazi dhe 20 shishe vaj kanabisi.

Një shtetas shqiptar ka rënë në pranga me akuzën e trafikut të drogës.

Brenda depos është gjetur edhe material për paketimin e drogës, i dobishëm për rishitje të mëvonshme në treg./Albeu.com/


Shtuar 7.07.2023 19:55