Pas dramave nuse-vjehrrë, a shkoi Nicola dhe Brooklyn për të mbështetur Victoria-n në Paris

Pas gjithë dramave, çifti i sapomartuar Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz udhëtuan drejt Francës për të mbështetur Victoria Beckham në shfaqjen e saj të parë të Javës së Modës në Paris të premten, duke u ulur në rreshtin e parë së bashku me David Beckham dhe pjesën tjetër të familjes, Romeo, Cruz dhe Harper.

“Jam shumë mirënjohëse për familjen time, @BritishVogue dhe @VogueMagazine që më kanë mbështetur gjithmonë në këtë udhëtim xx VB”, ka shkruar ish-Spice Girl, në një foto në Instagram të fëmijëve të saj me Anna Wintour dhe Edward Enniful.

Në fund të prezantimit, Victoria shpërtheu në lot, e pushtuar nga emocionet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aykut Kul (@aykutkul103)

Ndërsa Brooklyn u pa duke përqafuar anëtarët e familjes së tij, përfshirë të atin, pas shfaqjes.

Së fundmi, marrëdhënia e Nicola-s dhe Brooklyn me familjen e këtij të fundit është pasqyruar e tensionuar në media. Intervistat e çiftit i kanë hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit, megjithatë duket se ata tani po përpiqen të qetësojnë ujërat.


Shtuar 2.10.2022 13:13