“Më erdhi në shtëpi pa njoftuar, u trondita”, Rudiger për marrëdhënien me Ancelottin: Të punosh me të është e mrekullueshme

Antonio Rudiger  gjatë merkatos së verës ndryshoi ambient duke kaluar nga Chelsea të Real Madridi, një tranferim që ishte vendosur prej kohësh, thjeshtë pritej hapja e merkatos.

Gjermani nuk po arrinë të sigurojë një vend titullari fiks, pasi ka përballë dy qendërmbrojtës që janë të vështirë për t’u thyer, Militao dhe Alaba.

Së fundmi mbrojtësi ka folur për ecurinë e tij te Reali dhe se si ndjehet te “Galaktikët”.

Në një intervistë për Sport 1, Rudiger foli po ashtu edhe për marrëdhënien me Ancelottin.

“Kisha vetëm disa orë që isha bashkuar me familjen time në shtëpinë tonë të re kur ra zilja. Hapa derën dhe ishte Carlo Ancelotti. Një moment tronditës. Ai u ul në tryezë për të ngrënë me ne dhe për të takuar familjen time. Ai qëndroi për dy orë, ne folëm për gjithçka. Unë kurrë nuk kisha përjetuar diçka të tillë, asnjë trajner nuk kishte bërë diçka të tillë për mua. Të punosh me të në klubin më të suksesshëm në botë është e mrekullueshme,”-tha 29-vjeçari./albeu.com


Shtuar 21.09.2022 10:43