Vrasësi në Hamburg ish-anëtar i Dëshmitarëve të Jehovait

Policia i kategorizoi si sulm amok vrasjet në Hamburg në komunitetin “Dëshmitarët e Jehovait”. Pas vrasjeve në Hamburg ka reaguar edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Në sulmin me armë në një kishë të Dëshmitarëve të Jehovait, Hamburg bëhet fjalë për “një sulm amok”, sipas senatorit të Brendshëm të Hamburgut, Andy Grote (SPD). Grote e tha këtë para gazetarëve në Hamburg. Autori i vrasjeve është po ashtu me të vdekurve si edhe një foshnje shtatëmuajshe e palindur. “Këtë sulm amok, një krim vrasës të këtij dimensioni, këtë e nuk e njihnim deri tani”, tha Grote në konferencën e shtypit me policinë dhe prokurorinë. Bëhet fjalë për një nga vrasjet më të rënda në Hamburg në kohët e fundit.

Vrasësi në kishën e Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg është një 35 vjeçar, ish-anëtar i Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg, Philipp F. Ai është larguar vetë nga ky komunitet me dëshirë para një viti e gjysmë, por me sa duket ndarja ka qenë me konflikte, bënë të ditur autoritetet e sigurisë në Hamburg.