Fifi godet sërish në Big Brother VIP: Më vodhi këngën

Big Brother Vip ka sjellë rrëfime të padëgjuara nga VIP-at të cilët kanë treguar edhe një anë të panjohur të tyre.

Me njëri-tjetrin, ata shpesh herë diskutojnë lidhur me prapaskena të shumta që kanë kaluar përgjatë karrierës së tyre.

Teksa u pyet nga banorët e tjerë, Fifi nisi të tregojë mënyrat se si mund të grumbullosh të ardhura ndërsa je këngëtare.

Në bisedë e sipër, duke diskutuar çdo ‘’të fshehtë’’ të botës së artit, Fifi pranon se në karrierën e saj ka ndodhur edhe që t’i vidhet një produksion muzikor.

‘’Më kanë vjedhur një këngë, dhe është shumë e shëmtuar. Nëse personi nuk do të kishte të ardhura do ja jepja falas vetë, por ja që zgjodhi ta vidhte. Nejse unë u ndjeva krenare që e kishin marrë, po të më kishin pyet të paktën ’’,- tha ajo.

 


Shtuar 14.10.2021 21:48