Meta në Delvinë, prezanton kandidatin e “Bashkë Fitojmë”: Vetëm njerëz me vizion mund të punojnë për ju

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim elektoral në Delvinë, ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit, Ilir Mehmeti.

Meta tha se një e treta e kandidatëve të kryeministrit Rama para 4 vitesh, nuk arritën të shkojnë në fund të mandatit pasi, ose kishin nga 3 emra, ose përfunduan në prokurori për korrupsion ose akuza të tjera.

Më tej shtoi se, vetëm njerëz me vizion mund të punojnë për ju.

“Programi i mirë strukturuar që zbaton sekti i rilindjes për shpopullimin e vendit përfshin zhdukjen e institucioneve, mos mbështetjen e të rinjve, etj. Delvina është prekur si shumë bashki të tjera. Nuk është rastësi, këto janë të qëllimshme në mënyrë që këto treva patriotike. Kjo kërkon një ndryshim në 14 maj, që të ndëshkojmë këtë lënie pas dore të Delvinës. Ne jemi krenarë si koalicioni “Bashkë Fitojmë” se kemi respektuar vullnetin e anëtarëve dhe mbështetësve në procesin e zgjedhjes së kandidatëve. Pushteti vendor është i përditshëm, vetëm njerëz me vizion mund të punojnë për ju.

Kudo në qarkun e Vlorës kandidatët tanë janë superiorë. Dallimi është te qëllimi në radhë të parë. Qëllimi i palës tjetër ka qenë dhe po vendosëm një hu këta do e votojnë se nuk ka tjetër. Edi Rama para 4 vitesh kur ishte i vendosur t’i emëronte kandidatët, e dini çfarë vendosën. 1 e treta nuk e mbyllën dot mandatin se kishin ose 3 emra, ose shkuan në prokurori për korrupsion apo akuza të tjera. Ata duan vetëm kryebashkiakë që firmosin fët e fët.
Në 14 të shkojmë dhe të votojmë për ndryshimin, që Delvinës t’i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm”, u shpreh Meta.


Shtuar 23.04.2023 12:09