Kolonë tankesh ruse në periferi të Kievit, momenti kur Ukraina i “shkrumbon” (VIDEO)

Beteja për Kievin tashmë është duke u zhvilluar teksa tanket ruse po lëvizin disa kilometra larg periferisë së qytetit, thonë analistët dhe dëshmitarët.

Por një kolonë tankesh ruse që u përpoq të lëvizte në periferi të Kievit përmes qytetit Brovary u zu në pritë nga sulmet e artilerisë dhe raketave të ushtrisë ukrainase.

Pamjet me dron të publikuara nga ushtria ukrainase treguan predha që bien mbi kolonën, duke shkatërruar një numër tankesh dhe automjetesh të blinduara – ndërsa bisedat e përgjuara me radio flasin për humbje ‘të rënda’ midis trupave ruse.

Foto dhe videot e publikuara në rrjete sociale tregojnë tanke ruse të cilat janë në flakë ose kanë dalë jashtë rruge.


Shtuar 10.03.2022 13:22