Po ktheheshin nga një ceremoni mortore, familja me 5 persona mbetet në mes të përroit në Lezhë

Është shmangur tragjedia në Lezhë. Një familje prej 5 anëtarësh ka rrezikuar jetën në fshatin Kalur të Njësisë Administrative Ungrej të bashkisë Lezhë.

Makina me të cilën udhëtonin mbeti në mes të përroit ndërsa po tentonin ta kalonin.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë ndërhyrë menjëherë duke shmangur tragjedinë pasi niveli i përroit ishte rritur ndjeshëm dhe rrjedha e tij ishte e fortë.

Familja që rrezikoi duke mos e ditur nivelin e ujit po ktheheshin nga një ceremoni mortore dhe nuk kishin rrugë tjetër për të lëvizur./Albeu.com/.


Shtuar 18.01.2023 15:41