Konkursi i pikturës për fëmijë, Rama ndan çmimet dhe këshillon artistët e vegjël: Qendroni larg telefonave

Kryeministri Edi Rama ndau sot çertifikatat për nxënësit finalistë të konkursit të pikturës “Shqipëria Ime”.

Në ceremoni të pranishëm janë prindërit e piktorëve të vegjël, ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Teksa përgëzoi të vegjlit për punimet e tyre artistike, Rama këshilloi fëmijët nga e gjithë Shqipëria që të mos heqin dorë nga piktura, pavarësisht rrugëtimit profesional që do të marrin në të ardhmen.

Rama tha se rruga e artit është shumë e vështirë, por në fund të fundit mbetet një rrugë e bukur.

Ndërkohë i inkurajoi të mos qendrojnë shumë orë para ekraneve dhe të kalojnë kohë cilësore me aktivitete edukative dhe hobi siç është piktura.

Edi Rama: Mund t’ju them në pikturat tuaja që i kam parë me kërshëri, në kohët kur ju i prezantonit në ditët e konkursit. Kam parë talente me gjithë mend mbreslënëse, uroj që një prej tyre të vazhdojë këtë rrugë por nga ana tjetër ju këshilloj se pavarësisht se mund të zgjidhni tjetër rrugë për jetën tuaj profesionale, të mos e lini këtë aktivitet të syrit, mendjes, duarve që ju jep mundësinë të ushqeni fantazinë tuaj dhe mundësinë të shkëputeni për një moment nga e përditshmja dhe të merreni me veten tuaj. Sepse është një ushtrim shumë i mirë për syrin, mendjen shpirtin. Rruga e artit rrugë e vështirë, jo e lehtë, por shumë e bukur. Për këto punë që janë këtu dua sinqerisht që t’ju them se janë vërtetë punë mbresëlënëse. Meritoni duartrokitje të gjatë të gjithë së bashku, patjetër meritoni dhuratë simbolike, ju meritoni shumë më tepër se një dhuratë. Shpresoj që dhuratat që ka përgatitur ministria për ju që të ndiheni të vlerësuar siç e meritoni. Janë punë të përzgjedhura nga publiku dhe komision profesionistësh që janë të befasuar nga cilësia e këtyre punëve. Të qendrojmë larg ipadeve, celularëve, kompjuterëve që janë halli I madh për çdo prind sot. Patjetër që teknologjia duhet dhe është e ardhmja, është e pashmangshme./albeu.com/