Nënkomisarja e Elbasanit nuk pyet për detyrën, “çmend” clubin e natës me kërcimin provokues (VIDEO)

Anisa Kostani, emri i nënkomisares mund t’ju tingëllojë mjaft i njohur pasi zuri titujt kryesorë të mediave pak muaj më parë me kërcënimin e saj të hapur për gazetaret se do “do përfundoni nën rrota”.

Pas kësaj erdhi edhe pezullimi i nënkomisares nga nga vetë ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Por Kostani u rikthye në detyrë shpejt dhe tashmë edhe me 21 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram të cilëve u ekspozon vazhdimisht jetën e luksit nga makinat e shtrenjta apo udhëtimet e shpeshta.

Së fundmi ajo ka dhuruar spektakël në Instagram me kërcimet e saj dhe lëvizjet provokuese. Duket se detyra e saj pranë drejtorisë së Elbasanit nuk përbën aspak problem për Kostanin për të qenë më e përmajtur në rrjetet sociale. /albeu.com