Pësoi atak kardiak, ndahet nga jeta aktori i njohur turk (FOTO LAJM)

Një lajm i trishtë vjen nga kinematografia turke, ku ka ndërruar jetë njëri prej aktorëve.

Aktori, İbrahim Gündoğan, i njohur për rolin e tij “Mete Aymar” në serialin “Kurtlar Vadisi Ambush”, ka vdekur në moshën 63-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Suha Uygur, duke zbuluar se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Sakaq, ka njoftuar se varrimi i Gündoğan do të bëhet ditën e sotme.

Kujtojmë që Gündoğan ka pasur një rol edhe në serialin e famshëm “Kuezey dhe Guney”.