Greqia arreston dy shtetas turq, i akuzon për spiuanzh

Autoritetet policore greke kanë bërë sot arrestimin e dy shtetasve turq, të akuzuar për spiunazh.

Sipas informacioneve të para, dy personat nga Turqia ishin parë në objektet e Marinës  në Poros.

Më pas, sipas burimeve kompetente, ata janë larguar nga ishulli, por pas kërkimeve janë gjetur nga zyrtarët e EL.AS. në Monemvasia dhe u arrestuan.

Dy burrat dyshohet se kanë përdorur një dron për të monitoruar  objektet e Marinës, ndërsa çështja do të hetohet nga Shërbimi Informativ Kombëtar. /Albeu.com


Shtuar 18.09.2023 14:31

Tags: ,