E RËNDË/ Po ndërronte gomën e kamionit, kriku thyhet dhe mjeti zë poshtë shqiptarin

Një 47 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Greqi, pasi e ka zënë poshtë komioni, teksa po tentonte të riparonte gomën.

Sipas mediave greke, shqiptarit iu thye kriku, duke bërë që mjeti ta zinte poshtë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën “Michail Psellou”, të Selanikut. 47-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje pa mundur t’i mbijetonte plagëve të marra.

Rrethanat e sakta të aksidentit janë duke u hetuar ende nga grupi hetimor.