Lewandowski për largimin nga Bayerni: Këto 8 vite ishin të veçanta

Robert Lewandowski i ka thënë lamtumirë Bayernit para se të nisej për në Barcelonë.

“Do të kthehem dhe do t’i them lamtumirë të gjithë stafit. As unë nuk pata shumë kohë për t’u përgatitur.

Këto 8 vite ishin të veçanta, kam kaluar shumë mirë në Mynih.

Unë do të largohem së shpejti, por pas kampit stërvitor [me Barcelonën], do të kthehem,  dhe do të them lamtumirë siç duhet dhe do të organizoj diçka”, tha sulmuesi.

Është raportuar se Barcelona dhe Bayern kanë rënë dakord për transferimin e Lewandowskit për 45+5 milionë euro. Kontrata e tij do të zgjasë deri në vitin 2025 me mundësi vazhdimi edhe për një vit. CEO i Mynihut, Oliver Kahn, konfirmoi marrëveshjen. /albeu.com/


Shtuar 16.07.2022 16:10